Një qytetare denoncoi në emisionin “Stop”, se gjatë një trajtimi estetik në klinikën “La Luna” në Tiranë, me stomatologen Tea Loka, për filler nasolabial dhe dermapen, ajo pësoi një reaksion serioz. Pacientja tha, se gjatë aplikimit të lidokainës me adrenalinë, që iu dha pa e informuar, ajo humbi ndjenjat. Ngjarja ndodhi më 29 shtator.Ambulanca u thirr vonë dhe u la për disa orë në QSUT, ku trajtimi filloi vetëm pas ndërhyrjes së familjarëve nga mjeku Eulgert Karriqi, i cili konstatoi gjendjen e lipoteminës nga lidokaina.Në një takim të mëvonshëm me Tea Lokën, stomatologia pranoi mungesën e protokollit të pyetjeve dhe informimit ndaj pacientes, duke marrë përgjegjësinë për moshapjen e kartelës dhe mospyetjen për alergjitë.Pacientja shpreh shqetësim për vonesën në marrjen e ndihmës së shpejtë dhe thirrjes së ambulancës. Tea Loka sqaroi, se tentoi të menaxhonte situatën vetë, duke përmendur edhe mjeken emergjente Evisa Deçe, për të cilën rezulton se nuk është e licencuar në Urdhrin e Mjekëve.Nga QSUT konfirmohet se kartela e pacientes është hapur më 29 shtator dhe trajtimi u ndoq nga mjeku Eulgert Karriqi, ndërsa periudha 14:30-16:00 mbeti pa informacion të dokumentuar.
