“Më ka humbur gruaja”, 41-vjeçari alarmon policinë e Shkodrës

Një 41-vjeçar nga Bushati i Shkodrës ka ngritur alarmin në polici pas zhdukjes së bashkëshortes së tij.

Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja është raportuar më 22 tetor 2025, ndërsa gruaja është larguar nga banesa prej datës 4 tetor.

“Më datë 22.10.2025, ka kallëzuar shtetasi A. P., 41 vjeç, banues në fshatin Bushat, se më datë 04.10.2025, është larguar nga banesa bashkëshortja e tij, shtetasja E. P., 35 vjeçe. Po punohet për gjetjen e saj”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë nisur menjëherë kërkimet për gjetjen e 35-vjeçares dhe sqarimin e rrethanave të largimit

Të Fundit