Një 29-vjeçare shqiptare është vrarë me armë zjarri nga bashkëshorti i saj, Anthony Deschepper, 38 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur në Brampton, Kanada, ku burri e ka qëlluar në një parking, duke e lënë të vdekur në vend. Viktima, Savannah Kulla, ishte nënë e katër fëmijëve.
Pas krimit, autori ka marrë njërin nga fëmijët dhe ka tentuar të largohet me makinën e tij, por është qëlluar për vdekje nga policia gjatë përpjekjes për ta arrestuar.
Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal dhe hetimet për zbardhjen e motiveve janë në vijim.