Një zjarr ka përfshirë një banesë në Maliq të Korçës, brenda së cilës ndodheshin nëna me dy fëmijët e saj.
Si pasojë, kanë ndërruar jetë nëna dhe djali 14-vjeçar i cili u dërgua për në spital por nuk ka mundur të mbijetojë. Ndërkohë fëmija tjetër 6-vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit dhe dokumentimin ligjor të rastit.