Kryeqyteti shqiptar u kthye këtë të dielë në një pistë gjigante vrapimi, me zhvillimin e edicionit të nëntë të Maratonës Ndërkombëtare të Tiranës, një nga aktivitetet më të rëndësishme sportive të vitit në vend.
Mes më shumë se 5100 garuesve nga rreth 50 shtete të ndryshme, vëmendjen e tërhoqi Ramush Haradinaj, ish-kryeministër i Kosovës dhe kreu i AAK-së.
Haradinaj ka ndarë në rrjetet sociale disa foto nga pjesëmarrja e tij në maratonë, duke i dhënë aktivitetit një notë simbolike të bashkëpunimit dhe frymës sportive mes Kosovës dhe Shqipërisë.

