Gjykata e Lartë i refuzoi rekursin, Meta kërkon sërish lirimin në Apelin e GJKKO-së

Presidenti i PL-së Ilir Meta kërkon sërish lirinë në Apelin e GJKKO-së. Një ditë më parë u refuzua në Gjykatën e Lartë rekursi i dytë i ish-presidentit të vendit. Sot do të mbahet seanca ndërsa Meta kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg”.

Ilir Meta u arrestua më 21 tetor të vitit 2024. Meta dhe deputetja, Monika Kryemadhi dyshohen se në bashkëpunim dhe me funksionarë të tjerë shtetërorë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore e politike.

Sipas akuzave dyshohet se ata kanë favorizuar kompani private si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t’i fshehin.

Meta akuzohet për veprat penale “korrupsion pasiv”, “pastrim parash” dhe “fshehje të pasurisë”. SPAK ka mbyllur hetimet më 28 korrik, ndërsa dosjen e kaloi për gjykim në fund të gushtit.

Të Fundit