Festoi 81-vjetorin, Balla për Berishën: E ndryshoi ditëlindjen për ta pasur afër me udhëheqësin komunist, Enver Hoxha

Taulant Balla ka ironizuar Sali Berishën, i cili një ditë më parë festoi 81-vjetorin e lindjes.

Në Parlament, Balla tha se “qëllimisht e afroi datën e lindjes, për ta pasur afër me atë të udhëheqësit komunist”.

Balla: Ne kurrë nuk duam që të vuani ato që kemi vuajtur kur ishim ne në opozitë. Që nuk e merrje dot fjalën nëse nuk e kishe rregulloren me vete.

Pastaj filloje thoje edhe ndonjë fjalë për të kritikuar qeverinë e atij që keni aty, që ju ka ngelur mes jush. Edhe që e dini që ka ndryshuar ditëlindjen që ta kishte afër udhëheqësit komunist(Enver Hoxha).

Gëzuar e paçi, me shëndet e mbani, por këto kërkesat ose sillini në rregull ose nga ky krah nuk do keni asnjëherë dakordësi.

Të Fundit