STOP-EMISIONI 31(Sezoni 11) 15 Tetor 2025-“Ka me ta pre p*dhin tend”, s’pranon fundin e lidhjes, perndjek gruan, video.

Pas 25 vitesh martesë, një grua nga Elbasani nis një lidhje të re me shtetasin Selami Majiqi, i cili e kërcënon dhe e përndjek, duke i vajtur poshtë shtëpisë e madje edhe në fshatin e vajzërisë së saj. E frikësuar, ajo i drejtohet emisionit “Stop” për ndihmë, pasi Majiqi nuk e pranon fundin e raportit dhe i bën vazhdimisht shantazh.Avokati Arben Llangozi sqaron, se kërcënimet dhe përndjekja janë vepra penale dhe ndihmon në kallzimin ndaj Selamiut, i cili shpallet në kërkim dhe zonja pret Urdhër Mbrojtjeje.Shërbimi Social i Bashkisë Elbasan, me përgjegjësen Nadire Kreka, ofron asistencë, ndërsa avokatja Soela Kurti nga Forumi i Gruas siguron mbështetje ligjore dhe psikologjike. Psikologia klinike Sonila Jaupbashi thekson rëndësinë e trajtimit të traumës dhe ankthit të viktimës.

Në mes të ndeshjes, Belgjikë-Wells, një mi ka hyrë në fushë, duke bërë, që sfida të ndërpritet për disa momente, për shkak të “lojtarit” të ri. Një situatë e ngjashme ka ndodhur edhe në studion e televizionit Al Jazira, kur shfaqja e një miu, e bëri moderatoren të shpërthejë në britma.

Përndjekja dhe shantazhimi i një gruaje është vetëm njëra anë e medaljes. Por ekspertë të tjerë, si Genc Gjokutaj, Adriana Kalaja, Eugen Beci dhe Ervin Karanxha paralajmërojnë edhe për rreziqet e kallzimeve të rreme nga ana e grave dhe theksojnë nevojën për hetim të thellë dhe prova të forta, para se të akuzohet një burrë për përndjekje me sfond seksual.Sipas ekspertëve, nuk mungojnë rastet, kur gratë bëjnë denoncime të rreme, për inate apo përfitime.

Të Fundit