Shkak mbishkrimi i Tajvanit, Kina sekuestron 60,000 harta: Na rrezikon sovranitetin

Zyrtarët doganorë në provincën lindore Shandong të Kinës kanë sekuestruar 60,000 harta me pretendimet se hartat mbishkruajnë “gabimisht” ishullin e vetëqeverisur të Tajvanit, të cilin Pekini e pretendon si pjesë të territorit të tij.

Autoritetet nuk thanë se çfarë saktësisht nuk shkonte me hartat ose ku do të shiten ato. Sipas autoriteteve, hartat nuk përfshinin ishuj të rëndësishëm në Detin e Kinës Jugore, ku pretendimet e Pekinit mbivendosen me ato të fqinjëve të saj, si Filipinet dhe Vietnami.

Autoritetet theksuan se hartat nuk mund të shiten sepse rrezikojnë unitetin kombëtar, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kinës. Ata gjithashtu shtuan se hartat nuk përfshinin linjën me nëntë vija, e cila përcakton pretendimin e Pekinit për pothuajse të gjithë Detin e Kinës Jugore. Vija përfshin pretendimet e Kinës në rajon.

Përtej kësaj, hartat nuk shënonin kufirin detar midis Kinës dhe Japonisë. Kina e konsideron Tajvanin pjesë të territorit të saj dhe nuk e ka përjashtuar përdorimin e forcës për të pushtuar ishullin. Megjithatë, Tajvani e konsideron veten një shtet të ndarë nga Kina kontinentale, me kushtetutën e vet dhe udhëheqës të zgjedhur në mënyrë demokratike.

Të Fundit