Presidenti i Madagaskarit arratiset me avion ushtarak francez pas protestave të Gen Z

Presidenti i Madagaskarit, Andry Rajoelina, është larguar nga vendi me një avion ushtarak francez, pasi njësi të ushtrisë dezertuan dhe iu bashkuan protestuesve.

Protestat, që nisën më 25 shtator për mungesën e ujit dhe energjisë, u kthyen në një kryengritje kundër korrupsionit dhe keqqeverisjes, duke e detyruar Rajoelinën të kërkojë strehim jashtë vendit.

Radio franceze RFI raporton se presidenti ka arritur një marrëveshje me Emmanuel Macron për largimin nga vendi.

Të Fundit