STOP-EMISIONI 30(Sezoni 11) 13 Tetor 2025-Kusheriri abuzon me 14 vjecaren me probleme, denoncimi i babait, video.

Një rast i rëndë është denoncuar në zonën e Mirditës, ku babai i një vajze 14-vjeçare ka bërë kallëzim penal ndaj një 25-vjeçari me inicialet K.L., kushëri i dytë i vajzës, për një lidhje të ndaluar me karakter intim. E mitura është me probleme të shëndetit mendor dhe lidhja është sinjalizuar fillimisht nga mësuesja ndihmëse dhe drejtori i shkollës. Në kontaktin e drejtpërdrejtë me të akuzuarin K.L. ky i fundit, fillimisht mohoi akuzat, por më pas pranoi, se kishte pasur kontakte me vajzën, përfshirë puthje në shtëpinë e saj. Por ai mohon të ketë pasur marrëdhënie seksuale.Rasti është denoncuar nga familja e vajzës në gusht 2024. Sipas Kodit Penal, marrëdhëniet me persona nën 14 vjeç, përbëjnë vepër penale, që parashikon deri në 7 vite burg. Megjithatë, policia e zonës ka referuar një nen tjetër të Kodit, duke e lënë të dyshuarin të hetohet në gjendje të lirë.Avokati Arben Llangozi ka kritikuar organet hetimore për mungesë veprimi në mbrojtje të të miturës.Për më tepër, Prokuroria e Lezhës ende nuk ka kryer akt-ekspertimin mjeko-ligjor, për të vërtetuar, nëse ka pasur deflorim të të miturës, ndonëse akti është përpiluar më shumë se një vit e gjysmë më parë.

Në konferencën BE-Ballkani Perëndimor, e mbajtur në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, moderatori i ngjarjes komentoi me humor versionin ballkanik të himnit evropian “Oda e Gëzimit” të Beethoven-it. Në fakt në nisje të aktivitetit, u luajt himni europian, por nga artistë ballkanike e duke përdorur instrumente muzikore të Ballkanit.

Në fund të nëntorit të vitit të kaluar transmetuam, sesi “Vaji Ulliri Bio Jugu” në Facebook ofronte vaj me një cmim prej 500 lekësh për litër, duke garantuar cilësi të lartë dhe vaj ulliri të sapo prodhuar, me një numër të lartë të interesuarish. Emisioni “Stop” kontaktoi me administratorët e faqes dhe porositi 10 litra vaj.Pas porosisë, vaji na erdhi me postë.Me emrin e kësaj firme, nuk gjetëm asgjë në QKB, por përvec kësaj, iu drejtuam një laboratori privat për ta analizuar produktin.Profesor Sokol Abazi, ekspert në analiza kimike, tha, se produkti, që ne blemë, nuk është vaj ulliri. Sipas tij, produkti i “Vaji Ulliri Bio Jugu” është jashtë cdo standardi, madje i rrezikshëm. Babë e bir u vunën nën akuzë për “Fshehje të të ardhurave” dhe “Mashtrim me produktet ushqimore”, kryer në bashkëpunim.Gjykata e Beratit ka dënuar shitësin e vajit të ullirit, Alush Agalliu me 3 vjet e 4 muaj, ndërsa i biri Demir Agalliu, do të bëjë 4 vjet shërbim prove.

Të Fundit