Masat e sigurisë, kryepolici Ilir Proda takim në GJKKO me drejtuesit e gjykatës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda mëngjesin e kësaj të marte është fotografuar duke u futur në ambientet e GJKKO-së. Proda është paraqitur lidhur me masat e sigurisë të kërkuara për gjykatat pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit javën e kaluar.

Proda pritet që gjatë këtij takimi të diskutojë me drejtues të GJKKO-së dhe përfaqësues të institucioneve ligjzbatuese për mënyrat e garantimit të rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të proceseve gjyqësore.

Të Fundit