Policia e Shtetit ka vendosur të ndalojë përkohësisht qarkullimin e monopatinave.
Kjo u njoftua në një takim të Ministres së Brendshme, Albana Koçiu, me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda.
“I kam kërkuar Policisë së Shtetit që përkohësisht të mos lejojnë qarkullimin e monopatinave elektrike në rrugë. 991 raste të raportuara nga urgjencat janë më shumë se sa mjaft për ta ndaluar menjëherë këtë risi të rrezikshme në qarkullimin rrugor të qyteteve tona, deri në hartimin e një rregulloreje strikte të bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare”, tha ministrja Koçiu.
“Që nga dita e hënë Policia e Shtetit do të përfshihet në një operacion për ndalimin e qarkullimit të këtyre mjeteve”, u shpreh Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda.