Incident në Gjykatën e Vlorës, 70-vjeçari godet punonjësin e sigurisë

Të enjten është regjistruar një tjetër situatë konfliktuale në ambientet e Gjykatës së Vlorës.

Një qytetar ka debatuar me punonjësin e sigurisë dhe më pas e ka goditur atë me grusht në fytyrë.

Policia e Vlorës, pas marrjes së njoftimit, ka ndërhyrë menjëherë dhe ka shoqëruar autorin në komisariat.

Sipas njoftimit zyrtar, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin S. H., 70 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me grusht në fytyrë shtetasin K. T., 65 vjeç, punonjës sigurie në gjykatë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të Fundit