Jemi në qytetin e Vlorës, pasi Rudin Sulejmani, një baba i ri, po lufton prej më shumë se një viti, për të parë vajzën e tij 15 muajshe, të cilën nuk e ka takuar që prej moshës 3 muajshe. Pas ndarjes me ish-bashkëjetuesen, Xhesika Leka, ai ka fituar me vendim gjykate të drejtën, për takime me fëmijën. Por nëna e vajzës nuk ka lejuar zbatimin e vendimit. Përmbaruesi gjyqësor, Fitim Koçia, ka tentuar disa herë të ekzekutojë vendimin, por pa sukses. Pala tjetër nuk jep një adresë të saktë dhe shmanget në mënyrë të vazhdueshme. I dëshpëruar nga situata, Rudin Sulejmani iu drejtua emisionit investigativ “Stop”. Por edhe përpjekjet e ekipit tonë të xhirimit janë përballur me agresivitet dhe kërcënime serioze. Xhesika Leka është shprehur me tone të ashpra dhe ka lëshuar kërcënime të rënda.Më pas, ekipi i “Stop”-it është përballur me një incident fizik. Nëna e Xhesikës, Lavdie Leka, ka zbritur poshtë banesës, ka ofenduar rëndë ish-dhëndrin dhe ka goditur operatorin e emisionit. Ajo është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe ka thirrur policinë, duke tentuar të paraqitet si palë e dëmtuar.
“Stop” ka siguruar një dokument, me anë të të cilit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit KPA, se i ka dërguar një mesazh të qartë Gjykatës së Apelit, për të ruajtur vendet vakant, kur anëtarët e KPA-së, të mbarojnë mandatin.Në një sistem gjyqësor të mbingarkuar, KPA duket, se po mendon më shumë për vetë, sesa për zgjidhjen e problemit.
Në qershor në bashkinë e Vlorës u miratua pozicioni i “Përgjegjësit” në sektorin e Shpronësimeve pranë Drejtorisë së Pronave dhe Aseteve. U vendosën dy kritere kryesore: 5 vite eksperiencë dhe studime në drejtim juridik. Në fund, vetëm një kandidate përmbushi këto kushte dhe u shpall fituese.Bëhet fjalë për zonjën Anisa Plepi, e komanduar drejtoreshë e burimeve njerëzore, por që po vetë konkuroi për postin tek Shpronësimet. Kur gazetarja i kërkoi shpjegime, ajo braktisi vendin e punës dhe u largua.Avokati Arben Llangozi ka denoncuar këtë rast si një shkelje të ligjit dhe një veprim, që përbën korrupsion, duke e cilësuar si vepër penale, favorizimin, që i bëhet drejtoreshës së komanduar për të marrë këtë pozicion. Ai kërkon, që prokuroria speciale të nisë hetimet për rastin. Megjithë drejtoresha nuk u tërhoq dhe në fund u shpall fituese për këtë vend pune.