“Tetori Rozë”, Rama: 779 mamografi falas u kryen vetëm në javën e parë

Kryeministri Edi Rama njoftoi se gjatë javës së parë të Tetorit Rozë, muaji i ndërgjegjësimit për shëndetin e grave, janë kryer 779 mamografi falas në kuadër të Programit Kombëtar të Depistimit të Kancerit të Gjirit.

Shërbimi ofrohet në të gjithë vendin përmes 16 njësive stacionare dhe 2 njësive të lëvizshme të mamografisë.

“MIRËMËNGJES. Dhe në këtë Tetor Rozë, muaji i ndërgjegjësimit për shëndetin e grave, ku deri tani janë kryer 779 mamografi vetëm në javën e parë të Programit Kombëtar të Depistimit të Kancerit të Gjirit, në 16 mamografi stacionare e 2 njësi të lëvizshme që ofrojnë shërbimin falas në gjithë vendin, e me thirrjen e vazhdueshme për të bërë mamografinë falas, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Programi synon zbulimin e hershëm dhe parandalimin e kancerit të gjirit, një nga sëmundjet më të përhapura tek gratë në Shqipëri.

Fushata sensibilizuese vijon në të gjithë vendin për të përmirësuar shëndetin e grave dhe për të shpëtuar jetë.

Të Fundit