Rama: Shqipëria në komunizëm kishte 2 mijë vizitorë në vit, këtë vit po shkojmë përtej 12 milionëshit

Kryeministri Edi Rama  po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare Walk21, ku në edicionin e saj të 25-të janë mbledhur ekspertë nga gjithë bota për të ndarë përvoja dhe ide mbi mënyrat më të mira për të zhvilluar dhe zbatuar politika që e bëjnë ecjen zgjedhjen e përditshme të jetës urbane.

Rama e nisi fjalën me një mirëseardhje në Tiranë, që sipas kreut të qeverisë ka ndryshuar rrënjësisht nga koha e komunizmit.

“54 vjet më parë ishte një vend krejt i ndryshëm ku nuk lejohej asnjë makinë private, ku numri i përgjithshëm i makinave që qarkullonin ishin rreth 5 mijë në të gjithë vendin dhe numri i turistëvë 2 mijë në vit ndërkohë që ne këtë vit do të shkojmë përtej 12 mln.

Sot kemi sfidë të madhe se ajo çfarë morëm si rezultat i pak a shumë 50 viteve jetese në atë hapësirë të madhe ku ecja ishte mënyra e parë më e besuehsme për tu lidhur me të tjerët, ku biçikletat ishin mënyra e dytë për tu lidhur me të tjerët dhe transporti publik e treta.

Pas rënies së atij sistemi, njerëzit e panë hapësirën publike si hapësirë për t’u zënë dhe privatizuar. Në atë periudhë dëshirash individuale, të shtypura, duke ndërtuar në mënyrë të paligjshme kudo dhe duke eliminuar çdo hapësirë të gjelbër që shihni sot. Pikërisht kështu, përveç liqenit që ishte dhe vazhdon, përveç shumicës së pemëve që ishin aty, ajo që shohim sot nuk ishte më. Çdo metër katrot gjelbërim u mbulua dhe u varros nën mijëra e mijëra ndërtesa të paligjshme.”, tha Rama.

Të Fundit