Kryetari i Bashkisë së New York-ut, Eric Adams, së bashku me një delegacion amerikan, ka mbërritur mesditën e kësaj të marte në qytetin e Vlorës.
Ai është shoqëruar nga forca të shumta policie dhe nga ekipi i tij i sigurisë. Delegacioni është ndalur fillimisht në vilën qeveritare, ndërkohë që mësohet se më vonë Adams do të vizitojë edhe zonën e Orikumit.
Ende nuk janë bërë publike arsyet zyrtare të vizitës së tij në qytetin bregdetar, por sipas mediave ndërkombëtare, qëllimi i udhëtimit të kryebashkiakut të New York-ut në Shqipëri lidhet me forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe promovimin e turizmit.