Partia Socialiste do të mbledhë këtë të martë në orën 18:00 Kryesinë e saj, në një mbledhje ku pritet të miratohen kandidaturat për gjashtë bashkitë ku do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme vendore më 9 nëntor.
Burime nga PS bëjnë me dije se gjatë mbledhjes do të shqyrtohen emrat e propozuar nga strukturat lokale dhe do të jepet miratimi zyrtar për secilën bashki që përfshihet në procesin zgjedhor.