I besoi 2000 euro për një biznes online… por gjithçka doli mashtrim!

Oresti Hoxhalli, një i ri nga Korça, i dha 2000 euro një personi nga Tirana, i cili premtoi ta ndihmonte, të hapte një dyqan online me modelin e biznesit “dropshipping”. Ky biznes funksionon nëpërmjet reklamimit të produkteve online dhe blerjes së tyre direkt nga furnitori pas marrjes së porosisë nga klienti.Fillimisht, Orestit i kërkuan 2500 euro. Ai i dha personit 1500 euro dhe më pas edhe 500 euro të tjera, gjithçka në dorë pa dokumente.Pas fillimit të punës, faqja online nuk funksionoi, dhe trajnimi, që duhej të zgjasë disa javë, nuk u realizua. Personi nga Tirana pretendoi, se shkaku ishte mungesa e përputhshmërisë së orareve mes tyre, por Oresti thotë, se ai nuk i kthente përgjigje dhe e la punën përgjysmë.Pas ndërhyrjes së emisionit “Stop”, personi pranoi të kthente paratë, pasi Oresti nuk donte të vazhdonte më këtë bashkëpunim.

Të Fundit