Një konflikt i thellë familjar ka shpërthyer në familjen Musta në Tiranë, për pronësinë e një banese të thjeshtë, duke edhe dhunë mes nënës dhe fëmijëve të saj. Nënë Sofia Musta po përballet me dhunën dhe kërcënimet nga djali i saj, Ardian Musta, i cili pas martesës së dytë, kërkon të jetojë në të njëjtën banesë. Ardiani ka nxjerrë jashtë nga shtëpia motrën, Entelën Musta, dhe të birin, dhe pas denoncimit, Ardiani përfundoi në burg.Nënë Sofia jeton e vetme në banesë dhe ka vendosur një kamerë, për të monitoruar ngjarjet, pasi Ardiani, pavarësisht urdhrit të mbrojtjes, e kërcënon me fjalë fyese dhe ushtron dhunë. Në një nga debatet e regjistruara, Ardiani i thotë nënës së tij fjalë të papërshtatshme dhe kërkon të mbyllë dhomën, që pretendon se i përket. Motra, Entela Musta, ka marrë urdhër mbrojtjeje dhe shprehet, se ka frikë të kthehet në banesë për shkak të sjelljes agresive të të vëllait. Ardiani pretendon, se nuk e shqetëson motrën dhe se ajo ka shkaktuar problemet e tij ligjore, duke e futur në burg, pasi kërkon të marrë pronësinë e banesës.
Në një rrugë makinash një dhi kryeneçe, ka zënë rrugën, duke i dhënë për të pirë të voglit të saj. Ndërkohë, një grua e guximshme, në mes të Tiranës, ka sfiduar parmakët duke kaluar heroikisht përmes tyre, si në një film aksion, duke i treguar të gjithëve, që edhe rregullat e rrugës, kanë nevojë për pak rebelim dhe shumë rrezik.
Para disa ditësh transmetuam rastin e një zonje nga Vlora, e cila tregoi, se kishte shpresuar, të zgjidhte problemin e dokumenteve të qëndrimit në Itali, por përfundoi e mashtruar. Përmes një njohjeje në Itali, ajo kontaktoi me një shtetas shqiptar, Zeqir Zeqiraj, i cili i premtoi, se do t’i siguronte dokumentat për 1300 euro. Zonja nuk firmosi asnjë dokument, por i besoi fjalës së tij dhe ia dha paratë.Tre muaj e gjysmë pritjeje kaluan, por asgjë nuk u zgjidh. Zeqiri i tha, se dokumentat do të dilnin brenda tre muajve, por premtimi nuk u mbajt. Më vonë ai u kthye me lot në sy, por pa dhënë sqarime, apo kthyer paratë.Vetëm pak ditë pas transmetimit zonja na telefonoi, për të na thënë, se Zeqiri i ktheu paratë.