Shtetasi, Gjon Shkëmbi, nipi i të cilit ka vrarë sot gjyqtarin Astrit Kalaja, i është drejtuar me denoncime më herët emisionit “Stop”, në Tv Klan.
Familja Shkëmbi, ishte në proces gjyqësor për një çështje pronësie në qytetin e Shkodrës. Dy të plagosurit kanë lidhje me çështjen gjyqësore ku Shkëmbi ishte i përfshirë, teksa raportohet se sot jepej vendimi përfundimtar.
I ati i autorit, Gjon Shkëmbi, i është drejtuar emisionit “Stop” në Tv Klan, lidhur me ngjarjen, në vitin 2020. Sipas raportimit të bërë asokohe, familja Shkëmbi ka një pronë ndërtesë plus truall në Shkodër që ia kanë uzurpuar. Ai i është drejtuar gjykatës, ku ka fituar në shkallën e parë, ndërsa Apeli ia ka kthyer për rigjykim, pasi në dosje i mungonin dy proces-verbale dhe akti i ekspertimit.
Pala tjetër me dokumente të falsifikuara vazhdoi të qëndrojë në ndërtesën e Gjonit.
Përveçse emisionit “Stop”, rasti përfundoi dhe tek rubrika “Shihemi në Gjyq”, në emisionin “E Diela Shqiptare”, në vitin 2024, në Tv Klan, ku dhe pati përplasje midis palëve.
Kujtojmë se kjo ngjarja tragjike ka ndodhur mesditen e sotme, rreth orës 15:40, kur autori, i identifikuar si Elvis Shkëmbi, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të gjyqtarit. Ky i fundit, u transportua menjëherë tek Spitali i Traumës, ku mbërriti i pajetë.
Po kështu, nga ngjarja kanë mbetur të plagosur dhe dy persona, babë e bir.