Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në Gjykatën e Apelit në Tiranë.
Sipas raportimeve janë dëgjuar të shtëna me armë, ku ka mbetur i plagosur gjyqtari Astrit Kalaja.
Sipas informacioneve paraprake autori e ka qëlluar gjyqtarin në sallën e gjyqit. Gjyqtari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.