Shiste kokainë në Tiranë, arrestohet 29-vjeçari, në pranga edhe klienti

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë shtetasin A. A., 29 vjeç, i cili shiste lëndë narkotike të dyshuar kokainë në Tiranë.

Në vijim të operacionit “Check point”, ka rënë në pranga dhe shtetasi S. Xh., i cili blinte lëndën narkotike, ku nga ky i fundit rezultohet se ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Policia bëri me dije se gjatë operacionit, në rrugën “Anton Lufi”, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë shtetasin A. A. duke i shitur një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë shtetasit S. Xh.

Nga verifikimet rezultoi se shtetasi S. Xh. kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit A. A. dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën sasi të lëndës së dyshuar narkotike kokainë, një shumë parash të dyshuar të përfituar nga shitja e dozave, një peshore elektronike dhe sende të kundërligjshme.

Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, u arrestuan shtetasit A. A., 29 vjeç dhe S. Xh., 29 vjeç, të dy banues në Tiranë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”

Të Fundit