Vdekja e 3-vjeçarit në klinikën dentare, masë sigurie për mjekun Xhaxho dhe të bijën

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë arrest shtëpie për mjekun Roland Xhaxho dhe vajzën e tij lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur 2 vjet më parë ku në klinikën e tij dentare humbi jetën një 3-vjeçar.

Masë sigurie është dhënë edhe për shtetasen Marta Gina, stomatologe në të njëjtën klinikë.

Mësohet se ndaj tyre është kërkuar masa e arrestit në burg por gjykata i ka lënë në arrest shtëpie.

Burime bëjnë me dije se pas ekspertizës nga Italia janë ngritur dyshime për vrasje nga pakujdesia.

Ngjarja e rëndë ndodhi në tetor të vitit 2023, kur ndërhyrja në klinikën që drejtohet nga Roland Xhaxho dhe vajza e tij Ina Xhaxho rezultoi fatale për 3-vjeçarin Brian Spahiu.

Sipas deklaratave të familjarëve asokohe, 3-vjeçarit në klinikë i injektuan narkozë dhe i bën rregullimin e 14 dhëmbëve brenda ditës.

Sipas dokumenteve të siguruara nga Euronews Albania, klinika e mjekut Roland Xhaxho nuk kishte licencë për klinikë dentare

Në dokumente tregohet fakti se vajzës së Roland Xhaxhos, Ina Xhaxhos i është refuzuar marrja e licencës 6 herë dhe e ka marrë licencën vetëm 1 muaj pas ngjarjes tragjike, ku  humbi jetën 3-vjeçari.

 

Të Fundit