Gjykata Penale e Tiranës la në fuqi masën ‘arrest me burg’ për Arlind Demushin, autorin e vrasjes së 40 vjeçarit Hajdar Ismailgeci në zonën e Babrrusë.
Autori i dyshuar nuk ka folur në seancë, por avokati i tij është shprehur se sherri ka qenë i momentit dhe se Arlind Demushi nuk ka patur për qëllim ta vriste 40 vjeçarin.
Sipas mbrojtjes, ai e ka goditur me thikë Ismailgecin në kushtet e tronditjes psikologjike, teksa shtoi se nuk qëndron akuza “vrasje me paramendim” pasi autori e ka mbajtur ne shtëpi viktimën dhe se kanë patur relata të mira.
Gjykata nuk mori parasysh pretendimet e avokatit duke caktuar masën “arrest në burg” ndaj autorit te dyshuar.
Ngjarja u shënua dy dite me parë, ku viktima u gjet në anë të rrugës i vrarë me thikë.