Orban: Hungaria nuk duhet ta pranojë euron, sepse BE-ja po shpërbëhet

Kryeministri hungarez Viktor Orbán tha se Hungaria nuk duhet ta prezantojë euron, sepse Bashkimi Evropian po “shpërbëhet”.

Orban tha në një intervistë me portalin ekonomik “EconomX” se norma aktuale e interesit e bankës qendrore prej 6.5 për qind është “më e lartë se sa mund të jetë”.

Ai vlerësoi se ulja e normave të interesit do të vijë “më ngadalë nga sa do të donim”, sepse guvernatori i bankës qendrore, Mihalj Varga, është një “njeri i kujdesshëm”.

Të Fundit