Studimi: Djemtë po futen në borxhe për të dalë në takime me vajzat

Një studim i bërë në Shtetet e Bashkuara nga Credit One Bank tregon se pothuajse gjysma e burrave të rinj (46%) do të futeshin në borxh vetëm për të paguar një takim. Nga ana tjetër, vetëm 28% e grave u shprehën se do të bënin të njëjtën gjë.

Ekspertët thonë se shumë burra ndihen të detyruar të paguajnë gjithçka, pasi shoqëria ende i sheh ata si “ofruesit kryesorë”. Për këtë arsye, disa përdorin karta krediti apo mbitërheqje, edhe pse kjo mund t’i dëmtojë në të ardhmen.

Studimi zbuloi gjithashtu se mbi gjysma e të rinjve të Gjeneratës Z dhe mijëvjeçarëve në SHBA ekzagjerojnë gjendjen e tyre financiare për të lënë përshtypje. Specialistët paralajmërojnë se ky presion social po i çon shumë në borxhe dhe theksojnë nevojën për më shumë edukim financiar./ Burimi: News Week

Të Fundit