Gjatë operacionit të sotëm policor të urdhëruar nga SPAK-u në Durrës në prangat e policisë ka rënë dhe shtetasi Enea Kume, që rezulton të jetë dhe vëllai i deputetit të Partisë Socialiste Loer Kume.
Ky i fundit i gjendur në një intervistë ku foli për përvojën e tij të re si deputet i ri i Kuvendit të Shqipërisë dhe që vjen nga radhët e Partisë Socialiste, nuk mund të mos pyetej për këtë çështje nga moderatorja.
Deputeti i Partisë Socialiste Loer Kume ka qenë sot live në një intervistë televizive kur në media u bë publik lajmi për arrestimin e vëllait të tij, Enena Kume i akuzuar për tjetërsim pronash tek Gjiri i Lalzit.
Loer Kume ka bërë të ditur se i vëllai është arrestuar mbrëmjen e djeshme dhe se për sa kohë nuk ka një vendim fajësie, ai do të konsiderohet i pafajshëm.
Ndër të tjera, deputeti i PS-së tha se në fund secili mban vetë përgjegjësi për jetën e vet dhe vendimet që merr.
“U vura mbrëmë në dijeni, është arrestuar dhe është i dyshuar dhe për sa kohë nuk ka një vendim fajësie do ta konsideroj të pafajshëm deri në momentin që drejtësia të flasë.
Por gjithkush është përgjegjës për jetën dhe vendimet që merr në jetën e tij, por të mos flasim para kohe”, u shpreh deputeti Loer Kume.