Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur gazetarëve në lidhje me kritikat ndaj ministres Diella. Rama nga Kopenhageni është shprehur se përdorimi i inteligjencës artificiale është diçka e re dhe se është normale të përballet me kritika.
Ai theksoi se Diella fillimisht nisi si një asistente virtuale dhe se ka ndërvepruar me 1 milionë persona. Kryeministri gjithashtu ka folur për procesin e integrimit në BE, teksa theksoi se po punohet për të vendosur në një linjë ligjet tona me ato të BE-së
“Nuk besoj se jam më i zgjuar se algoritmet. Përdorimi i Inteligjences artificiale është diçka e re dhe si gjë e re do te përballet me kritika, deri me tani ka funskionuar. Nisi si një asistente virtuale për qytetarët dhe ka ndërvepruar ngushte me 1 milionë persona.
Një milionë dokumente janë digjitalizuar, aktualisht po punohet per transformimin e ligjeve tona në linjë me ligjet e Bashkimit Evropian për të anvancuar procesin e integrimit. E treta po përgatitet për tenderat publikë por kjo është në punë në zhvillim. Kritikat janë të mira por ajo inteligjenca artificiale është edhe më e mirë,” u shpreh Rama.