“Unë nuk e mund dot Manastirliun”, ish-deputeti i PD: Vetëm Berisha mund t’i fitojë zgjedhjet në Tiranë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ishte i ftuar në media, ku komentoi procesin e zgjedhjes së një kandidati të përbashkët nga opozita.

Sula sfidoi hapur kreun e PD-së, Sali Berishën, duke thënë se vetëm kryedemokrati mund t’i fitojë zgjedhjet.

Po ashtu në studio ishte dhe Tedi Blushi i Partisë së Lirisë, i cili e pyeti Sulën nëse do të kandidojë për kryetar bashkie. Sula u përgjigj duke thënë “Unë nuk e mund dot (Ogerta Manastirliun)’, ndërsa shtoi se ‘vetëm Berisha mund t’i fitojë zgjedhjet në Tiranë’.

Pjesë nga diskutimi:

Blushi: Ju pse nuk jeni kandidat? Do të kandidosh?

Sula: Unë nuk e mund dot. E mund vetëm Sali Berisha. Berisha fiton, por duhet të dalë në zgjedhje, besoj sepse s’ka në PD njeri më të fortë për të mbledhur vota. Ne hyjmë në garë për të fituar.

Të Fundit