Policia e Durrësit ka intensifikuar kontrollet në terren, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kundër mjedisit.
Gjatë këtyre verifikimeve janë konstatuar 4 raste të ndërtimeve të paligjshme dhe 1 rast i prerjes së pyjeve, në kundërshtim me legjin.
Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariateve të Policisë Shijak dhe Kavajë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimet penale në gjendje të lirë për pesë shtetas:
E. O., 38 vjeç, M. L., 38 vjeç, F. T., 54 vjeç dhe A. D., 30 vjeç, banues në Shijak, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”;
L. A., 36 vjeç, banues në Rrogozhinë, për “Prerje të paligjshme të pyjeve”, pasi dyshohet se ka prerë dru në fshatin Gosë e Madhe.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.