Më 14 tetor, në një mbledhje të përbashkët të Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike si dhe Komisionit për Nismat Qytetare dhe Mbikëqyrjen Institucionale, do të mbahet raportimi i institucioneve të drejtësisë për veprimtarinë e tyre gjatë vitit 2024.
Ndër ta, pritet të jetë edhe raportimi i fundit i Altin Dumanit në detyrën e kryeprokurorit të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), pasi mandati i tij në krye të këtij institucioni ka përfunduar.
Përveç SPAK, në seancën dëgjimore do të raportojnë edhe Prokuroria e Përgjithshme dhe Ministria e Drejtësisë.
Fillimisht, raportimet e institucioneve të pavarura të drejtësisë ishin planifikuar të zhvilloheshin në pranverë, por për shkak të zgjedhjeve parlamentare, procesi u shty për në vjeshtë.