Sekuestrohen vila e llogari bankare me vlerë 3 milionë euro, i përkisnin noteres 35-vjeçare

Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale ka finalizuar operacionin “Nënshkrimi”, duke çuar në hetimin e Sanja Telhallarit 35 vjeçe, me profesion notere, e cila dyshohet se ka përfituar pasuri të konsiderueshme gjatë ushtrimit të detyrës së saj. Sipas të dhënave zyrtare, janë sekuestruar gjithsej 18 asete, me vlerë rreth 3 milionë euro, përfshirë:

  • 13 pasuri të paluajtshme

  • 5 llogari bankare

Hetimet e deritanishme tregojnë se këto pasuri janë përfituar nëpërmjet burimeve të dyshimta.

Hetimet dhe veprimet operacionale, vijojnë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi: 

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Nënshkrimi”.

Sekuestrohen 18 asete me vlerë 3 milionë euro, me burime të dyshuara kriminale, që dyshohet se i ka përfituar një 35-vjeçare, gjatë kryerjes së detyrës si notere.

Asetet e sekuestruara: 13 pasuri të paluajtshme dhe 5 llogari bankare.

Paralelisht po kryhen veprime hetimore dhe procedurale, për të gjurmuar dhe sekuestruar pasuri të tjera të 35-vjeçares, me burime të dyshimta, si dhe për të dokumentuar me prova ligjore burimin e të ardhurave të kësaj shtetaseje.

Në kuadër të një procedimi penal, të iniciuar në Prokurorinë e Tiranës, me objekt gjurmimin e aseteve kriminale, të dyshuara të përfituara nga shtetasja S. T., 35 vjeçe, banuese në Tiranë, gjatë kryerjes së detyrës si notere, Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale finalizoi operacionin “Nënshkrimi”.

Në vijim të veprimeve procedurale, të kryera në kuadër të këtij procedimi, u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Tiranës, për ekzekutimin e 18 pasurive të 35-vjeçares, me vlerë 3 milionë euro, konkretisht 13 pasuri të paluajtshme dhe 5 llogari bankare.

Hetimet dhe veprimet operacionale, vijojnë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Të Fundit