Arrestohet 54-vjeçari në Mallakastër, ngacmoi seksualisht vajzën e tij 14 vjeç

Policia Mallakastër ka ndaluar një 54-vjeçar, me inicialet M. M., i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij 14-vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur në një nga zonat e Mallakastrës, ndërsa hetimet janë në fazë paraprake.

Sipas burimeve zyrtare, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit, e cila do të vijojë me veprimet e mëtejshme ligjore.

Autoritetet janë duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të Fundit