“Sa pagove për te Stopi?” – Pensionistja tregon të vërtetën: si e zgjidhi hallin!

Burbuqe Shkëmbi, në prag të pensionit, po përballet me pritje të gjata dhe vonesa të papranueshme për të marrë dokumentet bazë, që i duhen për aplikimin: certifikatën e martesës dhe aktin e lindjes. Për certifikatën e martesës në e-Albania ka pritur plot 3 muaj, ndërsa për aktin e lindjes në Arkivin e Vlorës, kërkesa e saj është në pritje prej 1 muaj e gjysmë, pa asnjë përgjigje.Nga takimi me përgjegjësen e Arkivit të Gjendjes Civile në Vlorë u mësua se për 5 rajone ka vetëm 2 punonjëse, ndërsa kërkimet bëhen manualisht, gjë që shkakton vonesa të mëdha. Burbuqja, e stresuar nga kjo situatë, rrëfen se për qytetarët me nevoja të veçanta, si ajo, ky është një problem i madh dhe një burim stresi.

Të Fundit