I jep ndërtuesit tokën për pallat, pret apartamentin dhe dyqanet-ngel me gisht në gojë!

Evzon Paci i dha firmës “Interior Kontrast Sakt” truallin në zonën e Myslym Shyrit, për të ndërtuar pallat, me marrëveshjen, që do të përfitonte apartament, dyqan dhe parkim. Por kur u kthye nga jashtë, apartamenti i tij dhe dyqani i tij ishin shitur tek një tjetër person, duke e lënë Evzonin me gisht në gojë.Aktualisht ndërtuesi është në burg, ndërsa i biri thotë, se nuk ka asnjë lidhje me kompaninë e tij.Evzoni mbeti pa pronë dhe me kallzimin e tij nuk është bërë asgjë.Borxhet dhe shitjet e dyfishta kanë krijuar një rrjet mashtrimesh ku askush nuk jep përgjigje. Avokati Arben LLangozi kërkon hetim penal dhe gjyq civil për pronën, që i është mohuar pronarit të ligjshëm.

Të Fundit