Silva Caka braktis Partinë e Lirisë, emërohet zv.ministre e Brendshme

Silva Caka, një nga eksponentet e larta të Partisë së Lirisë ka braktisur këtë forcë politike dhe i është bashkuar Partisë Socialiste.

Burime bëjnë me dije se Caka është emëruar zëvendësministre e Brendshme në kabinetin e qeverisë Rama.

Ndërkohë, ish-deputetja e Partisë Socialiste në qarkun e Shkodrës, Edona Bilali, është emëruar zëvendësministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Gjithashtu, Eugena Tomini rikthehet në detyrën e zëvendësministres së Shëndetësisë, një post që ka mbajtur edhe më parë.

Këto emërime vijnë si pjesë e ristrukturimeve të fundit brenda kabinetit qeveritar “Rama4”.

Të Fundit