Gjatë një diskutimi në emisionin “Opinion” në Tv Klan për projektligjin për gjininë, aktivistja e komunitetit LGBT+, Xheni Karaj, bëri një deklaratë të fortë duke zbuluar se në Shqipëri lindin rreth 2 mijë foshnje interseks çdo vit.
Ajo theksoi ndryshimin mes seksit biologjik dhe gjinisë, duke sqaruar se ndërsa ligji njeh binarin mashkull-femër, ekzistojnë edhe persona interseks dhe transgjinorë, të cilët nuk përshtaten me këtë ndarje tradicionale. Karaj shtoi se kërkesa kryesore është njohja ligjore dhe mbrojtja e të drejtave për këto persona, që përbëjnë një realitet shpesh të injoruar në shoqëri.
Moderatorja Albana Osmani u shpreh se 99% e njerëzve lindin të shëndetshëm, por aktivistja theksoi se ky përqindje nuk përfshin komunitetin transgjinor, i cili kërkon njohje dhe mbrojtje ligjore për identitetin e tyre.
Xheni Karaj: Të flasim se çfarë parashikon ligji ka një ndryshim mes seksit biologjik dhe gjinisë, seksi mashkull dhe seksi femër, por njohim edhe personat interseksn që janë persona që lindin me karakteristikat personale të dy sekseve. Ka rreth 2 mijë foshnje në Shqipëri që janë interseks, këto të dhëna mund t’i merrni edhe në maternitet. 2 mijë foshnje në vit në Shqipëri.
Albana Osmani: 99% e njerëzve janë dhe lindin natyralisht të shëndetshëm. Është një përqindje shumë e vogël…
Xheni Karaj: Propozimi që është bërë nga organizata ime është që ne njohim gjininë mashkull-femër dhe kjo është e padiksutueshme. Ama ka edhe një realitet në Shqipëri që janë persona transgjinorë dhe nuk janë 99% siç u tha. Janë persona transgjinorë identiteti i të cilëve nuk lidhet me seksin biologjik. Dhe ne kemi shembuj tashmë, i kemi pasur edhe në televizionet tona. Ajo që ne kërkojmë përmes ligjit është që pikërisht këta persona që nuk i përkasin binarit mashkull femër dhe janë persona transgjinorë të gëzojnë një mbrojtje ligjore.