Pornografi me të mitur, arrestohet 24-vjeçari në Lushnjë

Një 24-vjeçar nga Lushnja është arrestuar me akuzën e shpërndarjes së materialeve pornografike ku përfshihen të mitur.

Në kuadër të operacionit të koduar “Gjurmët Digjitale”, u vu në pranga shtetasi I. M., 24 vjeç, banues në Lushnjë, i dyshuar për veprën penale “Pornografi me të mitur”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, u gjetën dhe u sekuestruan pajisje elektronike, në të cilat u gjetën materiale me përmbajtje pornografike ku përfshiheshin të mitur.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Të Fundit