Abuzoi me vajzën e bashkëjetueses, lihet në burg i riu: Ndodhi me pëlqimin e saj

Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 38-vjeçarin, i cili akuzohet se ka abuzuar seksualisht për disa muaj me radhë vajzën 15-vjeçare të bashkëjetueses së tij.

Sipas burimeve hetimore, e mitura ka deklaruar në prani të psikologes dhe oficerëve të policisë se prej katër muajsh ishte viktimë e abuzimeve. Aktualisht, ajo ndodhet në një qendër të specializuar për mbrojtjen e viktimave të trafikimit.

I dyshuari ka pranuar aktin, por ka pretenduar se marrëdhëniet kanë ndodhur me “pëlqimin” e vajzës. Ndërkohë, nëna e saj ka dalë në mbrojtje të tij, duke hedhur akuza ndaj të bijës.

Policia e Elbasanit bëri me dije se:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaluan shtetasin B. B., 37 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale ‘Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura të moshës 14-18 vjeç’.”

Hetimet për ngjarjen vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit.

Të Fundit