“Një gjigant i gjeneratës së tij. Një hero amerikan dhe një martir për lirinë. Ai ndryshoi historinë.”
Kështu u shpreh presidenti amerikan Donald Trump në ceremoninë e lamtumirës së Charlie Kirk, para 200,000 njerëzve që erdhën nga e gjithë Amerika për të nderuar kujtimin e aktivistit në stadiumin State Farm në Glendale, Arizona, ku ai lindi.
Trump tha se Kirk u vra “sepse tha të vërtetën që kishte në zemër.”
“U vra brutalisht sepse foli për lirinë dhe drejtësinë, për Zotin, për vendin, për arsyen dhe për sensin e përbashkët,” tha Trump.
I përshëndetur nga duartrokitjet në këmbë në stadium, presidenti foli për Charlie-n e tij, njeriun që arriti ta ribashkonte atë edhe me Elon Musk.
Presidenti u fotografua në tribuna duke biseduar miqësisht me ish-shokun e tij të parë pas një ndarjeje të dhunshme të shënuar nga sulme dhe kritika.
Trump u ngjit në skenë me një ton si të një tubimi, duke folur për më shumë se 40 minuta. Ai kujtoi rolin kyç që aktivisti luajti në fitoren e tij në Shtëpinë e Bardhë dhe guximin me të cilin foli në universitete.
Ndërkohë Erika Kirk, e veja e aktivistit doli në skenë me duart e ngritura drejt qiellit, ndërsa i gjithë stadiumi duartrokiste. Ajo u zotua të vazhdonte misionin e burrit të saj dhe tha se tha se e fal vrasësin e burrit të saj.
“E fal këtë burrë, këtë të ri. E fal sepse këtë bëri Krishti dhe këtë do të bënte Charlie. Burri im, Charlie, donte të shpëtonte të rinjtë, njësoj si burri që i mori jetën. E fal atë të ri. Përgjigja ndaj urrejtjes nuk është gjë tjetër veçse urrejtje”, tha Erica Kirk.
Pothuajse e gjithë administrata Trump doli në skenë për të përkujtuar aktivistin. Sekretari i Shëndetësisë Robert F. Kennedy Jr. e krahasoi atë me Jezusin. Sekretari i Shtetit Marco Rubio vlerësoi “ndikimin e tij të madh” përpara se ta quante atë një “vrasje politike”. J.D. Vance e përshkroi “mikun Charlie” si një “martir për besimin” të cilin “ata u përpoqën ta heshtnin”.
“Ai ishte Athina dhe Jerusalemi në një person”, domethënë kryeqyteti i arsyes dhe i Zotit. Ai e donte vendin e tij dhe e deshi aq shumë sa vdiq për të. Tek Charlie Kirk, ne kishim gjetur një udhëheqës”, shtoi ai.
Shefi i Pentagonit, Pete Hegseth, e përshkroi atë si një “hero që luftoi jo me armë, por me mikrofon”, ndërsa drejtori i Inteligjencës Kombëtare si një “luftëtar për të vërtetën dhe lirinë”. “Ne do ta përfundojmë punën e tij dhe do të arrijmë fitoren në emrin e tij. Drita do ta mposhtë errësirën: ne do të fitojmë”, tha Stephen Miller, zëvendësshefi i stafit dhe këshilltari i Trump, arkitekti i goditjes së imigracionit, me tone luftarake.
Donald Trump Jr. përdori të njëjtin ton: “Për mua, ai ishte si një vëlla. Ne të gjithë jemi Charlie'”, bërtiti djali i presidentit nga skena. “Nuk do të frikësohemi. Mesazhi ynë i besimit dhe familjes nuk do të heshtë”, shtoi ai.
Ceremonia përfundoi me Trump dhe Erika Kirk të përqafuar në skenë, pasi presidenti brohoriti sloganin e tij ‘lufto, lufto, lufto’, duke i siguruar ata se beteja në emër të Charlie do të vazhdojë.