Ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako kthehet në qeli, sa ditë burg do të bëjë

Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, është shoqëruar dje nga policia në paraburgimin e qytetit, pasi gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar.

Lajmi konfirmohet për media nga burime zyrtare.

Sipas avokatit të tij, Dako do të qëndrojë në qeli për vetëm 6 ditë, pasi dënimi i tij përfundon më 27 shtator.

Pjesën më të madhe të masës së sigurisë, ai e ka vuajtur në arrest shtëpie.

Menjëherë pas vendimit të dhënë nga Gjykata e Apelit të Posaçëm, Dako u paraqit në spital për shkak të problemeve shëndetësore.

Ai u shtrua në repartin e Sëmundjeve Infektive, nën mbikëqyrjen e Forcës së Policisë së Burgjeve, për shkak të aritmisë kardiake, ankthit dhe hernies diskale.

Ish-kryebashkiaku i Durrësit u dënua me 2 vite e 8 muaj burg për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Të Fundit