Vodhi një automjet dhe tentoi ta shiste për skrap, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 42-vjeçari i cili vodhi një automjet në kryeqytet me qëllim që ta shiste për skrap.

Në pranga u vu shtetasi A. A., 42 vjeç, banues në Tiranë.

“Ky shtetas, ditën e djeshme, në rrugën “Niko Avrami”, ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetasit E. A., dhe më pas e ka dërguar në një pikë skrapi, me qëllim shitjen e tij.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. Gj., 38 vjeç, pasi gjatë kontrollit në pikën e skrapit, në pronësi të tij, u gjet dhe u sekuestrua automjeti i vjedhur”, bëri me dije policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të Fundit