Ish-ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë në vitet 2019-2023 ditën e djeshme i ka dhënë fund karrierës së saj diplomatike.
Ajo e ka njoftuar vendimin përmes një ceremonie për daljen e saj në pension nga shërbimi i jashtëm i SHBA-së.
Në ceremoni kanë marrë pjesë të afërm të saj, kolegë, ish-ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Aleksandër Arvizu, Ambasadori i Shqipërisë në Uashington, Ervin Bushati dhe gazetarja Ilva Tare.
Yuri Kim shërbeu gjatë karrierës së saj në Kore, Japoni, Kinë, Irak, Turqi dhe në Tiranë.