Lirohet nga qelia ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu

Gjykata e Posaçme ndryshoi masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest në shtëpi” për ish-gjyqtaren e Elbasanit Pajtime Fetahu. Vendimi u dha mëngjesin e sotëm nga gjyqtari Erjon Çela.

Një ditë më parë Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e ish-gjyqtares për ndryshimin e masës së sigurisë.

Ajo po hetohet nga SPAK për korrupsion ne kuader te dosjes se organizatave kriminale në Elbasan të drejtuara nga Suel Çela dhe vëllezerit Çopja.

Të Fundit