Ditën e djeshme transmetuam një regjistrim me kamera të fshehtë për pazaret, që bëhen nëpër burgje, duke u shitur disa ditë leje të burgosurve me shuma të majme.Ne inskenuam një rast në burgun e Fushë-Kosovës në Lushnje, ku kërkuam takim me shef Matin. Ky i fundit na la menjëherë një takim në një lokal, mori 700 euro dhe premtoi 5-7 ditë leje për personin në fjalë.Ne dorëzuam paratë, dhe e ndoqëm cështjen deri në momentin e shumëpritur, kur i burgosuri, doli për disa ditë nga qelia.Menjëherë pas transmetimit tonë, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, nën drejtimin e Prokurorisë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar,arrestoi shtetasin Irakli Leka, me detyrë Shef i Regjimit të Brendshëm në IEVP Lushnjë.Ai dyshohet për “Korrupsion pasiv të personave, që ushtrojnë funksione publike”. Po kështu është pezulluar nga detyra drejtori i këtij burgu Elvin Kurti, deri në sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe zëvendësi i tij.
