Kryetari i Partisë Demokratike ka folur këtë të enjte pas seancës së shkurtër që u mendua se do të shkonte dy ditë por shkoi vetëm një 25 minuta. Berisha tha se nuk është përgjegjëse PD për këtë situatë por mazhoranca e cila krijoi një qasje “poshtëruese” siç e quajti ai ndaj parlamentit dhe opozitës.
“Një akt tipik prej Kim Jong Uni. As Maduro nuk guxonte të kryente një veprim të tillë. As ai nuk do të guxonte të poshtëronte parlamentin në këtë mënyrë. Për çdo shqiptar, ka vetëm një mision, largimi i tij nga pushteti sa më parë, pa humbur asnjë minutë.
Kjo është një thirrje për çdo qytetar të këtij vendi, që të ngrihet në mision për të çliruar shqiptarët dhe Shqipërinë nga një kryehorr, i cili nuk ka asnjë dallim nga Elvis Doçi, Suel Çela apo Bahri Bajri. Një kryehorr që i vë drynin parlamentit sipas dëshirës së vet.
Ky është kryehorri i kombit, dhe kombi duhet t’i japë përgjigjen që meriton. Dhe ajo përgjigje është ajo që meritojnë të gjithë kryehorrat e kombeve.”-tha Berisha.