STOP-EMISIONI 12(Sezoni 11) 18 Shtator 2025-I merr 6 300 euro per pune ne Gjermani, mjekja mbetet pa pune e pa leke, video.

Jemi në Vlorë në Agjensinë e Ndërmjetsimit dhe punësimit “FZAD”, me administratore Kaltra Toti. Një mjeke nga Tirana, tregon, se sapo u diplomua dhe u punësua në Berat, aplikoi në këtë agjensi për punë në Gjermani dhe për këtë shërbim pagoi 6 mijë e 300 euro. Mjekja priti dy vjet dhe intervista nuk e bë e paratë nuk u kthyen.Në kontratën e firmosur mes palëve thuhej, se nëse aplikanti nuk merr përgjigje për një vit, atëhere i kthehen paratë. E reja disponon edhe të gjithë komunikimin dhe faturat e bankës për pretendimet e saj.Kur ajo e kërcënon Kaltrinën me denoncim në polici, kjo e fundit i kthen 3 mijë e 300 euro, duke i premtuar më vonë pjesën tjetër. Por prej disa muajsh, sërish e gënjen.Pas mjekes, me Kaltra Totin, komunikon gazetarja e “Stop” dhe Kaltra detyrohet më në fund të kthejë shumën e mbetur të parave.

Gara për kreun e ri të SPAK është zyrtarisht e hapur, pasi mandati 3-vjeçar i Altin Dumanit përfundon më 18 dhjetor. Kandidatët kanë afat deri më 8 tetor për të paraqitur platformat e tyre. Paralelisht, në selinë e PS është mbledhur grupi i këshilltarëve socialistë për të vendosur mbi shkarkimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në qeli prej 11 shkurtit, ndërsa ka paralajmëruar ankimim në Kushtetuese.

Ditën e djeshme transmetuam një regjistrim me kamera të fshehtë për pazaret, që bëhen nëpër burgje, duke u shitur disa ditë leje të burgosurve me shuma të majme.Ne inskenuam një rast në burgun e Fushë-Kosovës në Lushnje, ku kërkuam takim me shef Matin. Ky i fundit na la menjëherë një takim në një lokal, mori 700 euro dhe premtoi 5-7 ditë leje për personin në fjalë.Ne dorëzuam paratë, dhe e ndoqëm cështjen deri në momentin e shumëpritur, kur i burgosuri, doli për disa ditë nga qelia.Menjëherë pas transmetimit tonë, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, nën drejtimin e Prokurorisë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar,arrestoi shtetasin Irakli Leka, me detyrë Shef i Regjimit të Brendshëm në IEVP Lushnjë.Ai dyshohet për “Korrupsion pasiv të personave, që ushtrojnë funksione publike”. Po kështu është pezulluar nga detyra drejtori i këtij burgu Elvin Kurti, deri në sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe zëvendësi i tij.

Të Fundit