Qeveria Rama 4 synon që deri në vitin 2029 të ndërtojë 700 kilometra rrugë të reja.Mes akseve që pritet të përfundojnë dhe konsiderohen si projekte madhore është zgjatimi i Korridorit Blu që përfshin segmented Milot-Balldren, Milot-Thumanë, Kashar–Lekaj dhe Lekaj–Fier, duke krijuar një bosht të ri të zhvillimit kombëtar.
Në dokumentin e shkruar, premtohet edhe ndërtimi i segmentit ndëlidhës të Bypass-it të Elbasanit, që bashkon autostradën Tiranë–Durrës me Korridorin VIII në drejtim të Lekajt.
Në jug, qeveria angazhohet të përfundojë Rrugën e Bregut Dhërmi–Sarandë, së bashku me Bypass-in e Sarandës dhe Rrugën e Ksamilit, duke garantuar më shumë lehtësi për zhvillimin e turizmit.
Po ashtu, do të punohet për Unazën e Çajupit, Gjirokastër–Libohovë–Kardhiq, duke krijuar një lidhje të re funksionale mes jugut të brendshëm dhe rrjetit kombëtar.
Ndërkohë, do të përmbyllet edhe Rruga e Vjosës, Ersekë–Përmet–Tepelenë.
Aksi Berat–Skrapar–Gramsh, do të jetë një tjetër angazhim që do të hapë mundësi të reja turistike dhe ekonomike në Shqipërinë e Mesme. Për të realizuar objektivin 700 km do të shtrohet edhe Rruga e Liqeneve Rrëshen–Burrel dhe Rruga e Maleve, Vau i Dejës–Pukë–Fushë Arrëz.